Ndërlidhjet

BAGDAD


Disa qindra policë të Bagdadit i janë kthyer punës, duke iu përgjigjur thirrjes së forcave amerikane për vendosjen e ligjit dhe rendit në kryeqytet.
Në Basra, qytetin e dytë për nga madhësia në Irak, policia lokale ka filluar të patrullojë bashkë me trupat britanike.
Gjenerali amerikan Vincent Brooks mbi zhvillimet më të fundit ka sqaruar:
"Koalicioni po zgjeron zonat e kontrollit në gjithë vendin, duke u përqëndruar tani në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit.
Gradualisht shenjat e jetës së përditshme po kthehen në Irak dhe irakenët po shkojnë drejt lirisë nga tirania e regjimit."
XS
SM
MD
LG