Ndërlidhjet

TIKRIT


Trupat amerikane gjatë ditës hynë në qendrën e Tikritit, i fundit në mesin e qyteteve kryesore irakene, ku vazhdonte rezistenca.
Qyteti Tikrit, 150 kilometra në veri të Bagdadit, është vendlindja e Saddam Husseinit.
Gjenerali amerikan Stanley McChrystal, ka thënë se betejat e mëdha në Irak ndoshta kanë përfunduar. Lidhur me ecurinë e ngjarjeve në terren, zëdhënsja e Pentagonit, Victoria Clarke, ka shtuar:
"Forcat e koalicionit janë duke crrënjosur mbetjet e regjimit të Irakut, përfshi dhe Tikritin, vendlindjen e Sadam Huseinit. Regjimi është në fundin e tij, ndërsa drejtuesit e tij janë të vdekur, janë dorëzuar, apo janë në arrati."

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG