Ndërlidhjet

PEKIN


Autoritete kineze të shëndetësisë thanë se numri i të infektuarve me virusin SARS në Pekin ende është 37, por komisioneri i Bashkimit Evropian Chriss Patten tha se Kina i fsheh informatat mbi përhapjen e Sindromit të Rëndë Akut Respirator.
India sot e raportoi rastin e parë të të infektuarit.
Liderët e Azisë juglindore në 29 prill do të tubohen në Bangkok për të diskutuar mbi sëmundjen vdekjeprurëse, e cila deri tani shkaktoi vdekjen e mbi 160 njerëzve, dhe infektoi mbi 3.500, kryesisht në Azi.
Në Hong Kong, ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se shpërthimi i epidemisë do t'i kushtojë Azisë rreth 11 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG