Ndërlidhjet

AS-SALIJAH – KATAR


Forcat amerikane kanë kapur personin e katërt, i cili gjendej në listën e 55 drejtuesve të lartë irakenë, të kërkuar nga trupat e koalicionit.
Gjenerali amerikan Vincent Brooks ka njoftuar kapjen pranë qytetit Mosul, të Abd –al-Aziz al-Naim, zyrtar i lartë në partinë Bathe.
"Personi i cili është kapur dhe që kurdët na e kanë dorëzuar është në fakt një nga 55 udhëheqësit e kërkuar të regjimit iraken. Ai është identifikuar dhe është nën kontrollin e trupave të koalicionit", tha gjenerali amerikan Brooks.
Ky i fundit ka shtuar se forcat amerikane kanë goditur njësitë pro-Sadamit pranë qytetit Samarra, 120 kilometra larg Bagdatit. Në fund të këtyre luftimeve janë arrestuar 30 persona.
Mësohet se 900 robër irakenë lufte janw liruar nga forcat e koalicionit.
XS
SM
MD
LG