Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se akoma nuk dihet nëse Saddam Hussein është gjallë apo vdekur, megjithë publikimin e një video kasete sipas së cilës lideri irakian ka qenë i gjallë nga fillimi i këtij muaji në Bagdad.
Televizioni i Abu Dabit ka transmetuar një video kasetë ku me gjasë shihet Saddam Hussein dhe i biri i tij, Kusai të incizuar më 9 prill në disktriktin e Bagdadit, Al-Azameyah si dhe një audio shirit.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara citohet të kenë thënë se nuk është e qartë se kur janë bërë këto incizime, por se studiohen nga ekspertë amrikanë.
XS
SM
MD
LG