Ndërlidhjet

PRESHEVË


Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Skënder Destani ka deklaruar se arrestimi i ish luftëtarëve të UÇPBM-së së demobilizuar, Shefket Musliu dhe Bekim Tahiri nuk do t'i kontribuojë stabilizimit të gjendjes në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë.
Lideri tjetër shqiptar, Orhan Rexhepi ka thënë se ''pala serbe qartas është e interesuar që të destabilizojë situatën në Luginën e Preshevës, duke dëshiruar që të përziej edhe faktorin ndërkombëtar në Kosovë, në këte rast''.
Orhan Reshepi ka thënë gjithashtu se autoritetet serbe me inicimin e arrestimeve ''e kanë shkelur Marrëveshjen e Konçulit, sepse vetë Shefket Musliu, ish komandant i UÇPBM-së, ishte nënshkrues i saj''.
XS
SM
MD
LG