Ndërlidhjet

ARBIL/IRAK


Administratori i Irakut të pas-luftës i caktuar nga Shtetet e Bashkuara, Jay Garner u premtoi liderëve kurdë, Massoud Barzanit dhe Jalal Talabanit se ata do të mund të marrin pjesë në themelimin e një qeverie demokratike irakiane.
"Detyra dhe qëllimi ynë këtu është të krijojmë një ambient në Irak ku mund të kemi një proces demokratik, ku irakianët mund të zgjedhin liderët e tyre dhe tipin e qeveris së tyre, e cila do të përfaqësonte vullnetin e popullit irakian të shprehur lirisht në zgjedhje" , tha Garner në konferencë për shtypin në Arbil.
Ai theksoi se kushtet në Irak po përmirësohen, ndonëse siguria mbetet problem.
XS
SM
MD
LG