Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha se Shtetet e Bashkuara i kanë shfaqur Iranit brengat e tyre lidhur me praninë e mundëshme të agjentëve iranian në Irak.
"Ne ia kemi bërë të qartë Iranit se do t'e kundërshtojmë çfarëdo përzierje të organizatave të jashtëme në Irak, të cilat përzihen në rrugën e tij të demokracisë. Infiltrimi i agjentëve për të destabilizuar popullatën shiite qartas bie në ate kategori dhe këte pozicion ia kemi bërë të qartë Iranit", tha Fleischer.
Gazeta "New York Times" ka cituar zyrtarë anonim amerikan të thonë se agjentë të ushtruar në Iran kalojnë në jug të Irakut për të promovuar miqë në mesin e klerit shiit dhe mundësisht një model iranian të qeverisë Islamike.
XS
SM
MD
LG