Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjatë sulmeve ajrore të forcave të koalicionit Sadam Huseini është vrarë ose është plagosur rëndë.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, George Bush, ndërsa ka shtuar se Siria dhe Irani nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Irakut.
Presidenti amerikan ka theksuar se nuk ka plane ushtarake kundër këtyre vendeve.
Lidhur me kërkesat e grupeve të ndryshme në Irak për largimin e forcave amerikane, Bush ka ritheksuar se do të qëndrojnë në Irak për aq kohë sa është e nevojshme.
"Cfarë do doja të shihja në Irak është një qeveri ku feja dhe shteti janë të ndara dhe besoj se ka mjaft njerëz në Irak që pëlqejnë një qeveri të tillë, ndoshta mund të jetë një qeveri nacionaliste, që nderon historinë dhe traditën e Irakut", tha Bush.
XS
SM
MD
LG