Ndërlidhjet

UASHINGTON


Disa nga zyrtarët irakenë që janë në duart e forcave të koalicionit po japin informacione të vlefshme, ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.
Ky i fundit tha se 7 mijë deri në 7'500 vetë po mbahen nga forcat amerikano britanike.
"Ne kemi kontrolluar, ndaluar dhe mbajtur në burgim një numër të madh njerëzish, irakenë, madje dhe jo irakenë. Kemi ndaluar një numër sirianësh dhe të kombësive të tjera, të cilët po kryenin veprime që nuk duhej. Ata po mbahen në vende të ndryshme" tha Rumsfeld.
Më tej ai ka shtuar se ushtarët e rëndromtë janë liruar, ndërsa 12 nga 55 më të kërkuarit e regjimit të Sadam Huseinit gjenden në duart e forcave amerikane.
Njëherësh Rumsfeld ka thënë se nuk do lejojnë që në Irak të vendoset një qeveri fondamentaliste pro-iraniane.
XS
SM
MD
LG