Ndërlidhjet

PEKIN


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë përfunduar bisedimet tre ditore lidhur me programet bërthamore të Penjanit.
Burime që nuk duan të identifikohen thonë se Koreja e Veriut ka pranuar se ka armë të shkatërrimit në masë.
Lidhur me ecurinë e këtyre bisedimeve zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë Ari Flajcër ka thënë:
"Koreja e Veriut duhet të prishë, në mënyrë që të jetë e verifikueshme dhe nga ne, programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë. Ky është qëllimi i aleatëve tanë. Ky është qëndrimi shtetëror i Kinës, e cila ka luajtur një rol konstruktiv dhe tepër ndihmës në këto bisedime."
XS
SM
MD
LG