Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka nisur sot një turne në vendet e Gjirit Persik, për të diskutuar zhvillimet pas ndërhyrjes në Irak. Vendet që do vizitohen nga Rumsfeld nuk janë bërë publike për arsye sigurie.
Shefi i Pentagonit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i lejojnë irakienët shiitë të formojnë një regjim në baza fetare në Irak. Ai ka akuzuar Iranin për ndërhyrje në politikën e Irakut.
"Nuk ka dyshime se qeveria e Iranit i inkurajon njerëzit të hyjnë në Irak dhe të ndikojnë në këtë vend", tha Rumsfeld, duke shtuar se populli i Irakut preferon të qeveriset nga irakienë e jo nga iranianët.
Rumsfeld, ka shtuar se të paktën 12 nga lista e 55 irakienëve "më të kërkuar", përfshirë zëvendës kryeministrin Tareq Aziz, janë në arrest dhe kanë filluar të japin informata "të dobishme" për zbulimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe lidhjet me grupet terroriste.
XS
SM
MD
LG