Ndërlidhjet

AS-SALIJAH – KATAR


Shtetet e Bashkuara do të pakësojnë praninë e tyre ushtarake në Gjirin Persik, derisa kërcinimi që paraqiste Iraku nuk ekziston më. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, gjatë qëndrimit të tij në komandën qëndrore amerikane në Katar.
Rumsfeld ka nënvizuar se Uashingtoni nuk ka plane për të pasur baza ushtarake afatgjata në Irak dhe se trupat do qëndronin aty sa gjatë që ishte e nevojshme.
Shefi i Pentagonit ka nënvizuar se trupat e koalicionit po punojnë në Irak për krijimin e një mjedisi ku irakianët do të mund të zgjedhin qeverinë e tyre si dhe të shpërndajnë ndihmat e nevojshme humanitare.
XS
SM
MD
LG