Ndërlidhjet

UASHINGTON


Koreja e Veriut ka ofruar një plan për të zgjidhur krizën lidhur me programet dhe armët bërthamore. Plani në fjalë është paraqitur gjatë bisedimeve mes Penjanit, Uashingtonit dhe Pekinit.
Kjo është bërë e ditur nga Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, i cili ka sqaruar:
"Koreano-veriorët kanë pranuar një numër gjërash që ishin duke bërë dhe këto janë për diskutime të mëtejshme. Ata ofruan një qasje ndaj programeve dhe armëve të tyre bërthamore, por natyrisht kërkonin diçka të konsiderueshme në shkëmbim."
XS
SM
MD
LG