Ndërlidhjet

RIAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld gjatë vizitës në Riad konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po tërheqin forcat e veta ajrore nga Arabia Saudite në marrëveshje me qevrinë saudite. Rumsfeld tha se forcat amerikane me kohën do të reduktohen nga mbarë Gjiri, pas përfundimit të luftës në Irak.
Lidhur me çështje tjera, sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kërcënojnë Sirinë.
''Mendoj se është karakterizim i gabuar të thuhet se ne e kemi kërcënuar Sirinë. Ne nuk jemi në biznese kërcënimi'', ka thënë Rumsfeld, por përsëriti akuzat se Damasku ndihmonte regjimin e Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG