Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha sot se presidenti George Bush do të shpallë esencialisht të përfunduara luftimet në Irak gjatë fjalimit që do të mbajë të premten.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha se Bush do të shpallë se operacionet luftarake kanë përfunduar në Irak, por tha se presidenti nuk do të shpallë as fitore as të përfunduar luftën.
Hapi është marrë pasi gjenerali amerikan , Tomy Franks, komandant i forcave të Shtetetve të Bashkuara në Gjirin Persik, i ka thënë presidentit Gorge Bush se lufta në Irak kryesisht ka përfunduar.
XS
SM
MD
LG