Ndërlidhjet

JERUSALEM/RAMALLAH


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael i ka paraqitur kryeministrit izraelit, Ariel Sharon planin e ri ndërkombëtar që shtron rrugën për paqë midis izraelitëve dhe palestinezëve, kurse i deleguari i Kombeve të Bashkuara, Terje Larsen i paraqiti këte plan kryeministrit palestinez, Mahmoud Abbas në Ramallah.
Raportohet se plani i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Rusia , Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kërkon armëpushim të menjëhershëm, mposhtjen e militantëve palestinezë, tërheqien e Izraelit nga qytetet palestineze dhe heqjen e vendbanimeve të kolonëve të ngritura që nga viti 2001.Parashihet edhe formimi i shtetit palestinez brenda tre vitesh.
''Dëshiroj t'u bëjë thirrje të gjithëve që të përqëndrohemi në aspektet praktike të sendërtimit të planit, fajlët e të cilit janë udhërrëfim dhe pikë-fillim. Ajo që duhet të bëjmë tash është të përqëndrohemi se si t'i ulim prap dy palët në procesin politik dhe drejtë vizionit të zgjidhjes së dy shteteve-Izrael dhe Palestinë, që jetojnë pranë e pranë'', ka thënë në Ramallah, ndihmës konzuli amerikan në Jerusalem, Jeffrey Feltman.
XS
SM
MD
LG