Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush nesër do të deklarojë përfundimin e ''operacioneve më të mëdha të luftës'' në Irak, në një fjalim që do të mbajë nga paluba e aeroplanbartësit, Abraham Lincoln që luajti rol të madh në sulmet ajrore kundër Irakut, njofton Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi Ari Fleicher ka thënë se presidenti George Bush në fjalimin e tij nuk do të shpallë fitoren formale mbase Shtetet e Bashkuara akoma po gjurmojnë për prova të armëve për zhdukje në masë në Irak dhe atje vazhdon ende dhuna sporadike.
XS
SM
MD
LG