Ndërlidhjet

BAGDAD


Irakianët e kanë kremtuar me qitje armësh rivendosjen e rrymës elektrike në një lagje të Bagdadit, por kanë qëlluar një pompë benzine e cila ka shpërthyer me ç'rast së paku katër irakianë janë vrarë, kurse mbi 30 kanë marrë djegje të rënda.
Kanë vazhduar edhe tensionimet në qytezën Falluxha jo larg Badadit, ku dje dhe pardje së paku 16 irakianë u vranë nga trupat amerikane derisa protestonin praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në qytezë.
Po në Falluxha, shtatë ushtarë amerikan janë plagosur sot kur dy persona të paidentifikuar kanë hedhur granata përtej një muri ku ndodheshin ata.
XS
SM
MD
LG