Ndërlidhjet

MISIONI I PAPËRFUNDUAR


WASHINGTON POST

Kremtimi i fitores në aeroplan mbajtëseN Abraham Linkolln ishte i merituar, si për presidentin Bush, ashtu edhe për ushtarët që e përsëndesnin atë. Falë atyre që u tubuan në luftanijen, dhe bashkëluftëtarëve të tyre, regjimi vrasës i Saddam Husseinit në Irak u thye për tre javë, me humbje relativisht të vogla të jetëve të irakienëve dhe amerikanëve.
Nuk ndodhi asnjë nga katastrofat, nga të cilat druhej para fillimit të luftës, nuk u dogjën puset e naftës, nuk u derdh gjaku rrëke në luftimet nëpër rrugë, nuk ndodhën revolucione te arabët, e as që intervenuan fqinjët e Irakut.
Para fillimit të konfliktit, Zoti Bush tha se rreziqet janë reale, por tha se rreziku më i madh vjen nga mosveprimi. Dhe, kishte të drejtë. Tani nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi sepse shumica e irakienëve e mirëpritën përmbysjen e Saddam Husseinit dhe eliminimin e aparatit të tij të terrorit. Në fund, nuk mund të mos konkludohet se Shtetet e Bashkuara dhe aletët u bënë një shërbim të madh 23 milionë irakienëve.
Megjithate, ende nuk është e mundur të dakordohemi me parullën që dukej afër presidentit në luftanijen, në të cilën shkruante se "Misioni është kryer". Edhe shumë punë duhet bërë. Sfidat dhe rreziqet më të mëdha janë përpara. Ndoshta zoti Bush e kupton atë realitet, por megjithate amerikanëve ngurron t'ua shpjegojë.
Ai e përshkroi fitoren në Irak kryesisht si një episodë në luftën kundër terrorizmit, kurse lidhjet ndërmjet Irakut, Al-Kaidës dhe sulmeve terroriste të 11 shtatorit ende të verifikohen. Ai nuk e përmendi Saddam Husseinin, dhe vetëm një fjali ja kushtoi armëve të shkatërrimit në masë, për të cilat Shtetet e Bashkuara u thanë Kombeve të Bashkuara dhe botës se paraqesin shkak kryesor për aksionin ushtarak.
Por administrata e Bushit këtë punë nuk duhet ta trajtojë si të mbyllur. Armët, nëse nuk janë të siguruara, ende mund të jenë vdekjeprurëse për amerikanët, ndërsa kredibiliteti i Amerikës do të dëmtohet rëndë nëse nuk gjenden dëshmi për armët kimike, biologjike, apo bërthamore, të cilat nuk janë siguruar nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara apo ekspertë të tjerë.
Çështja më e rëndësishme do të jetë konsolidimi i qeverisë demokratike në Irak. Zoti Bush tha të enjten se tranzicioni "do të marrë kohë", por ai ka bërë shumë pak për t'i përgatitur amerikanët se trupat dhe burimet e tyre mund të angazhohen edhe më gjatë.
Në fakt suksesi në Irak, ashtu si edhe lufta kundër terrorizmit do të kërkojë iniciativë të konsiderueshme nga aleatët. Lufta kundër terrorizmit, ashtu siç edhe presidenti disa herë është shprehur, kërkon jo vetëm operacione ushtarake, por bashkëpunim me shumë vende të tjera në fushat e inteligjencës, të financës dhe të policisë. Lufta në Irak i dëmtoi lidhjet e Shteteve të Bashkuara me një sërë vendesh, dhe i dobësoi Kombet e Bashkuara. Para fillimit të luftës, edhe vetë presidenti Bush tha se do të duhet shumë punë për t'i riparuar institucionet dhe aleancat kur lufta njëherë të ketë mbaruar.
XS
SM
MD
LG