Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një helikopter që i takonte kontigjentit të paqëruajtësve gjermanë në Kosovë, është rrëzuar mbrëmë pranë Drinit të Bardhë rreth 15 kilimatra në veri-perëndim të Përzerenit, por ekipazhi i tij katër ushtarësh ka shpëtuar pa lëndime, njofton KFOR-i.
Në çastet e rrëzimit në helikopterë kanë qenë dy ushtarë gjermanë, një amerikan dhe një belg.
Nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit, i cili ka qenë në mision trajnimi, por janë ndërmarrë hetime lidhur me aksidentin, ka thënë zëdhënësi Peter Wozniak.
XS
SM
MD
LG