Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtari i lartë rus, Alexander Losyukov ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ''prova të forta'' se Irani po përpiqet që të zhvillojë armë bërthamore në mënyrë të fshehtë.
Ai i ka bërë këto komente pas ankesave që kishte bërë pardje në Moskë nënsekretari amerikan i shtetit, John Bolton.
Bolton u dërgua në Moskë që të përpiqet të bindë Rusinë që të frenojë bashkëpunimin e saj bërthamor me Iranin.
Shtetet e Bashkuara janë të brengosur lidhur me shitjen e teknologjisë ruse për të ndihmuar Iranin që të ndërtojë objekt energjetik bërthamor.
XS
SM
MD
LG