Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i Jashtëm polak , Wlodzimierz Cimoszewicz ka thënë se Polonisë do t'i duhet mandati i Këshillit të Sigurimit për të marrë pjesë në misionin e propozuar ndërkombëtar paqëruajtës dhe stabilizues në Irak.
''E kuptoj se gjatë ditëve që vijnë do të ketë ndonjë iniciativë që do të hapte rrugën për të patur një rezolutë të tillë'', tha mbrëmë në Uashington ministri i jashtëm polak, pas bisedimeve me sekretarin amerikan të shtetit.
Polonia i ka propozuar Shteteve të Bashkuara që kontingjenti i saj bashkë me trupat gjermane dhe daneze të ruaj paqën në një prej rajoneve të Irakut.
XS
SM
MD
LG