Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara votoi unanimisht për pranimin në NATO të shtatë vendeve nga Evropa Lindore të cilat janë: Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Slovakia dhe Slovenia.
Para votimit, senatori Richard Lugar, kryetar i Komitetit për marrëdhën je me jashtë pran Senatit, tha se dita e sotme do të mbahet mend si një nga datat më të rëndësishme në historikun e kandidatëve për në NATO.
Kur ligjvënësit e 18 vendeve tjera anëtar të NATO-s do të japin miratimin e ngjashëm, shtatë vendet do të bëhen anëtarë të plotë të Aleancës.
NATO thotë se kjo pritet deri nga muaj maj i vitit 2004.
XS
SM
MD
LG