Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia e Beogradit ka zbuluar dy rrjete trafikantësh serbo-malazez që merreshin me kalimin ilegal të njerëzve nga Kina dhe vende të Lindjes së Mesme në drejtim të ndonjë vendi të Evropës Perëndimore- nëpër Serbi e Mal të Zi.
Në një banesë në Beograd është gjetur një kompjuter dhe një makinë për sajimin e pasaportave të jashtëme të falsifikuara, bashkë me 10 kinezë të vendosur aty për t'i kaluar në Perëndim.
Njëri shtetas i Kinës nga ky grup është mbajtur në spital për shkak të dyshimit se ka SARS-in, kurse të tjerët do të mbahen 10 ditë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Policia po gjurmon anëtarët e rrjetit të trafikantëve nga Serbia dhe Mali i Zi, të cilët janë identifikuar.
XS
SM
MD
LG