Ndërlidhjet

ALBUKËRK/NJU MEKSIKO


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush e ka cilësuar dëbimin e Saddam Hussein si fitore kritike në luftën kundër terrorizmit dhe ka theksuar se forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara kanë të bëjnë akoma shumë punë në Irak, para se të shkojnë, por nuk ka caktuar ndonjë afat për këte.
''Ne do të qëndrojmë aqë kohë sa do të jetë e nevojëshme për t'a bërë të sigurtë se populli irakian ka një qeveri të vetë, nga populli irakian dhe për popullin irakian dhe pastaj do të shkojmë në shtëpi'', ka deklaruar, presidenti amerikan.
George Bush ka thënë më tej se ''forcat e koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara jo vetëm se hoqën regjimin që kërcënonte sigurinë e Amerikës dhe mbante peng popullin e saj, jo vetëm se hoqën regjimin që brutalizonte vetë popullin e tij, por do të qëndrojnë atje për ta bërë të sigurtë se populli irakian e ka sigurinë e domosdoshme, ushqimin, mjekësinë dhe kushtet e nevojëshme''.
XS
SM
MD
LG