Ndërlidhjet

KAJRO


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell takoi në Kajro presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak dhe ministrin e Jashtëm, Ahmed Maher për të diskutuar planin për arritjen e paqës në Lindje të Mesme, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Powell ka thënë, kurse mikpritësit egjiptian janë dakorduar, se të gjitha palët nevojitet ''të mos lëshojnë doresh çastin e volitshëm'' për paqë pasi forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara përmbysën presidentin irakian, Saddam Hussein, armik kryesor i Izraelit.
''Ne duhet të shfrytëzojmë çastin e volitshëm që kemi në rajon me përfundimin e regjimit të Saddam Hussein si dhe me zotimet e reja e të vendosura të presidentit të Shteteve të Bashkuara për të çuar tutje procesin e paqës në rajon'', ka deklaruar Colin Powell.
Sekretari amerikan i shtetit u ka bërë thirrje palestinezëve dhe izraelitëve të fillojnë shpejtë me hapa të vogla drejtë paqës.
XS
SM
MD
LG