Ndërlidhjet

RIAD


Së paku 30 vetë janë vrarë dhe 9 janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj një blloku vendbanimesh të të huajve në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.
Sulmet duken të jenë vepër e Al-Kaidës dhe organizatave të tjera terroriste.
Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, menjëherë pas mbërritjes në Riad.
Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij saudit Powell ka theksuar:
"Presidenti Bush e ka bërë të qartë se lufta kundër terrorizmit është përparësia jonë kryesore dhe ne nuk do pushojmë derisa t'i japim fund këtij kërcënimi", tha shefi i diplomacisë amerikane.
XS
SM
MD
LG