Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka thirrur mbledhjen emergjente të kabinetit pas dy sulmeve të mbrëmëshme vetëvrasëse në Jerusalem që lanë të vdekur së paku shtatë persona. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse, por ministri palestinez, Nabil Amr i ka dënuar dhe i ka bërë thirrje Izraelit të vetëpëmbahet në përgjigjen e tij.
Shpërthimet kanë ndodhur vetëm disa orë pas takimit të kryeninistrave izraelitë dhe palestinezë.
Takimi i tyre ishte përqëndruar në planin ndërkombëtar për paqë që kërkon t'i jepet fund dhunës dhe të krijohet shteti palestinez deri në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG