Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të Bashkimit Evropian thanë gjatë takimit në Bruksel se forca ushtarake për ndërhyrje të shpejtë e këtij bloku është e gatëshme për të ndërmarrë operacione paqëruajtëse, por mbetet e kufizuar në kapacitete.
Sekretari britanik i Mbrojtjes , Geoof Hoon ka thënë në mbledhje se forca gjashtëdhjetë mijë ushtarësh është me muaj largë nga arritja e qëllimit të sajë për të qenë e aftë të dislocohet plotësishtë brenda 60 ditësh.
Në projekt deklaratë , ministrat thonë se mungesa e pajisjeve kyçe e pengon aftësinë e forcës për t'u vendosur shpejtë, për të mbrojtur vetëveten dhe për t'u marrë me më shumë se një mision në të njejtën kohë.
XS
SM
MD
LG