Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kosova nuk është e gatëshme të fillojë bisedime direkte me Serbinë për pavarësinë e saj të mundëshme, ka thënë shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner në Bruksel.
''Ju më pyesni nëse është koha për të filluar dialog direkt për statusin final. Unë them se jo'', ka thënë Steiner para reporterëve në selinë e NATO-s.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, pas takimit me Michael Steiner ka thënë se aleanca mbetet pran zotimeve ndaj Kosovës, megjithë planet për reduktimin e mëtejshëm të numrit të paqëruajtësve nga 25 mijë trupat e tashme.
''Ne do të mbajmë një strukturë të forcës në Kosovë e cila do të garantojë situatë të sigurtë'', ka thënë Robertson.
XS
SM
MD
LG