Ndërlidhjet

ATHINË


George Soros, finansieri dhe filantropi i njohur thotë se ''Kosova nuk mundet të mbesë pjesë e Serbisë dhe sa më parë që kjo të kuptohet aqë më mirë do të jetë për të gjithë'', duke shtuar kështu zërin e tij me ndikim në debatin për ardhmërinë e Kosovës.
Duke folur në tubimin për Evropën Jug-lindore në Athinë, që e organizon Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, Soros ka thënë se është ''koha për politikë konstruktive të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit'' dhe se ''imponimi i konstruksioneve artificiale nuk ka më kurrfarë kuptimi''.
George Soros ka thënë se ''Bashkimi Evropian ruan status kuonë e paqenë'', se ''Kosova nuk mund të mbetet pjesë e Serbisë'', kurse Serbia ''nuk mundet të përgaditet për qasje ndaj BE-së derisa të mos definohen kufijtë e saj''.
XS
SM
MD
LG