Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar amerikan sot është vrarë, kurse së paku tre të tjerë janë plagosur gjatë dy pritave të veçanta në Irak.
Në komunikatën e Komandës Qendrore Amerikane thuhet se persona të panjohur kishin sulmuar me armë automatike dhe granata konvojin ushtarak afër qytezës Haditha, ku u vra një ushtar.
Më vonë, në radhët e një konvoji tjetër ushtarak në periferit e Bagdadit ka jehuar një shpërthim që plagosi tre ushtarë dhe shkatërroi automjetin e tyre.
XS
SM
MD
LG