Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri i Republikës Çeke, Vladimir Spidla ka thënë në Asamblenë parlamentare të NATO-s se çfarëdo plani për mbështetjen e aftësive mbrojtëse evropiane duhet të bëhet në ate mënyrë që të forcojë NATO-n dhe lidhjet trans-atlantike.
'' Vërejë disa tendenca që janë fillimi i mundshëm i një zhvillimi që do të shohë Bashkimin Evropian dhe iniciativën e tij mbrojtëse si kundërpeshë të drejtëpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Mendoj se kjo do të ishte tragjike, se do të shpiente së pari në margjinalizimin e Evropës në botë dhe në dobësimin e Shteteve të Bashkuara në planin afatgjate'' ka thënë kryeministri çek.
Spidla ka theksuar se nuk do të ishte në interesin e askujt të ndërtohen struktura paralele ndaj NATO-s.
XS
SM
MD
LG