Ndërlidhjet

VIENË


Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paskal Fijeski ka thënë në Vienë se bashkësia ndërkombëtare akoma nuk e ka përfunduar detyrën e saj në Kosovë dhe se ''administrata e përkohëshme ka hyrë ndoshta në fazën më kritike dhe më delikate''.
Duke folur në Këshillin e përhershëm të OSBE-së, Fijeski ka thënë se në Kosovë ''institucionet janë krijuar, por standardet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës akoma nuk janë institucionalizuar''.
Fijeski ka thënë se me dorëzimin e mëtejshëm të pushtetit tek instituciionet e Kosovës, rritet edhe përgjegjësia e tyre për kryerjen e punës që u takon.
XS
SM
MD
LG