Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Kina, dy anëtar të përherëshëm të Këshillit të Sigurimit, sot bënë thirrje për reforma të Kombeve të Bashkuara për të mbajtur ate organizatë në vijë me situatën në botë që ndyshon shpejtë.
Në deklaratën nga Samiti në Moskë i grupit të Shangajit, thuhet se Kombet e Bashkuara duhet t'i adaptohen sfidave të reja në çështjet politike dhe veçanërisht ato të sigurisë.
''Ne kemi qëndrim të përbashkët, Sot, nuk ka alternativë për Kombevet e Bashkuara në sistemin e marrëdhënjeve ndërkombëtare. Rrjedhimisht, ne bëjmë thirrje për rritje të efektivitetit të mekanizmave dhe instrumenteve të saj. Ne besojmë se vendosja e sigurisë të qëndrueshme globale dhe kontrollimi i konflikteve lokale është i mundëshëm vetëm duke u mbështetur në normat e ligjit ndërkombëtar'' ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG