Ndërlidhjet

KRAKOV


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sot i bëri thirrje Evropës që të ndihmojë në meremetimin e lidhjeve trans-atlantike të plasaritura nga mospajtimet e rrepta lidhur me luftën në Irak.
Duke folur në Krakov të Polonisë, Bush tha se bashkëpunimi trans-atlantik është kyç për luftimin e terrorizmit global dhe mbështetjen e sigurisë në botë.
Me qëllim të fitores në luftën kundër terrorit ''aleanca jonë duhet të jetë e fortë'', ka thënë George Bush dhe ka shpallur një Inciciativë për pengimin e zgjerimit të armëve për zhdukje në masë.
''Kërcënimi më i madh për paqën është përhapja e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore dhe ne duhet të punojmë bashkërisht për ndalimin e zgjerimit të tyre'', ka thënë George Bush.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara i ka bërë gjithashtu thirrje Evropës të ndihmojë Aleancën me shpatullt e saja ushtarake, të ndihmojë për luftimin e SIDA-s dhe urisë në Afrikë dhe ka premtuar se do të bëjë gjithë çka mundet për arritjen e një zgjidhje paqësore në Lindjen e Mesme.
George Bush udhëtoi nga Polonia për në Sant Petersburg të Rusisë.
XS
SM
MD
LG