Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bataljoni finlandezë pran KFOR-it mori kontrolin mbi aeroportin e Prishtinës në Slatinë nga trupat ruse të cilat tërhiqen nga Kosova ku shërbenin në kuadër të paqëruajtësve të udhëhequr nga NATO.
''Prej sot e tutje, për sigurimin dhe ruajtjen e aeroportit të Prishtinës janë përgjegjës finlandezët'' , ka thënë komandanti i bataljonit, Hannu Alen.
Moska ka vendosur të tërheqë trupat nga Kosova dhe Bosnja, kurse vendimi nuk ka konotacion politik, ka thënë koloneli rus Vladimir Çekalov.
Trupat ruse hyrën në Kosovë dhe u vendosën në Slatinë një ditë para hyrjes së forcave të KFOR-it, në 12 qershor të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG