Ndërlidhjet

SANT PETERSBURG


Liderët evropianë që morën pjesë në samitin e sotëm Rusi-Bashkimi Evropian filluan të mbyllin plasaritejet trans-atlantike lidhur me luftën në Irak.
Presidenti francez ka thënë se marrëdhënjet francezo-amerikane mbesin ''të mira'', kancelari gjerman tha se raportet trans-atlantike duket se po meremetohen, kurse presidenti rus i ka shfaqur mirënjohje Uashingtonit për gadishmërinë për kompromis lidhur me rezolutën e fundit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.
Komentet pajtuese janë bërë para samitit të Grupit të tetë vendeve më të industrializuara që fillon nesër në Evian të Francës.
Ndërkohë policia franceze ka përdorur gazin lotësjellës dhe kërbaçin për të shpërndarë disa qindra demostrues anti-globalistë të mbledhur në qytetin e afërt Anemase për të protestuar samitin e G-8.
XS
SM
MD
LG