Ndërlidhjet

SHËN PETERBURG


Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan George Bush sot në qytetin Shën Peterburg mbajtën një takim joformal, në të cilin i nënshkruan dhe shkëmbyen dokumentat e ratifikuara, për t'i vënë në jetë marrëveshjet për reduktimin e armëve bërthamore.
Marrëveshja, e cila prej sot hynë në fuqi, parasheh që të dyja vendet të reduktojnë prej 1.700 deri 2.200 koka bërthamore gjatë 10 viteve të ardhshme.
Bush dhe Putin theksuan se partneriteti strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbetet i shëndoshë, përkundër mosmarrëveshjeve të fundit rreth Irakut dhe bashkëpunimit bërthamor të Rusisë me Iranin.
"E çmoj lartë mirëkuptimin e Putinit dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me mua dhe të tjerët për zgjidhjen e këtij problemi potencial", tha presidenti amerikan George Bush.
Lidhur me programin bërthamor të Teheranit, presidenti rus tha: "Sa i përket Iranit, unë sot kam folur hapur. Ne jemi kundër përdorimit të programeve bërthamore si instrument i një gare të padrejtë kundër kompanive tona në tregun iranien".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG