Ndërlidhjet

EVIAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti i Francës Jacques Chirac i shtrënguan dorën njëri tjetrit në prag të takimit vjetor të grupit të vendeve më të industrializuara të botës, që mbahet në Evian të Francës.
Dy liderët në fillim të vitit u hidhëruan keq rreth luftës në Irak.
Deri tani në Gjenevë kanë arritur presidenti i Kinës Hu Jintao, kryeministri i Japonisë Junichiro Koizumi dhe kryeministri britanik Tony Blair.
Ndërkohë, aktivistë kundër globalizimit ditën e fillimit të samitit e shënuan me protesta, për shpërndarjen e të cilave ndërhyri edhe policia.
Samiti i G-8, që do të zgjasë deri të martën, pritet të fokusohet në ekonominë globale dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG