Ndërlidhjet

EVIAN


Në ditën e dytë të samitit të G-8 në Francë, liderët e botës shfaqën optimizëm rreth mundësive për një kthesë në ekonominë globale.
Kryeministri britanik Tony Blair tha se bisedimet iu kushtuan përpjekjeve të vendeve evropiane për reforma ekonomike.
"Ekziston bindje e përgjithshme se pa ndryshime të shpejta në ekonomitë tona evropiane, nuk do të mund të mbijetojmë me standardet e njëjta të botës moderne", tha Blair.
Liderët e G8 pritet t'i diskutojnë edhe mënyrat për pengimin e përhapjes së armëve për shkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG