Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair sot ka njoftuar se do të ketë hetime parlamentare lidhur me mënyrën si qeveria e tij ka përligjur luftën në Irak.
Blair nga ana tjetër nuk ka pranuar ngritjen e një komisioni të pavarur hetimor mbi këtë cështje.
"Ka qenë një fakt i pranuar nga gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe jo vetëm nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara se Sadam Huseini në fakt kishte armë të shkatërrimit në masë, të cilat paraqesnin rrezik për sigurinë e botës. Kjo është dhe arsyeja përse u miratua rezoluta 1441 nëntorin e kaluar", tha kryeministri britanik.
Publiku dhe qarqet politike në Britani po kërkojnë me ngulm nga Blair të shpjegojë përse forcat e koalicionit ende nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG