Ndërlidhjet

DOHA/KATAR


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka falënderuar trupat amerikane për rolin e tyre në luftën në Irak, dhe ka premtuar ta zbulojë të vërtetën rreth armëve të Saddam Husseinit për shkatërrim në masë.
Bush u tha ushtarëve në kampin As Sayliyah se ata e kanë arritur qëllimin e misionit "për largimin e kërcënimit të madh" dhe çlirimin e popullit të shtypur.
"Ai është njeri, që kaloi dekada të tëra duke i fshehur armët e tij për vrasje masive. Por ne do t'i kërkojmë ato.
Një është e sigurtë: asnjë rrjet terrorist nuk do të mund të shtjerë në duar armë të shkatërrimit në masë nga regjimi i Irakut, sepse ai regjim më nuk ekziston", tha Bush, i cili me vizitën në Katar e përfundon turneun 8 ditësh në Evropë, Rusi dhe Lindjen e Mesme.
Vizita e presidentit amerikan u bë në kohën kur qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë përballen me presione, për të shpjeguar përse ende nuk i kanë zbuluar armët e dyshuara, të cilat ishin justifikimi kryesor për luftën.
XS
SM
MD
LG