Maxhd Kam-ALmaz, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Menaxhim të Stresit dhe Edukim
RADIO EVROPA E LIRË
Pas luftës te kosovarët kemi parë shumë më tepër vetëvrasje se sa në të kaluarën. Çfarë do të thotë kjo për ju?
KAM ALMAZ
Më lejoni të tregoj se çfarë kam mësuar për familjen kosovare dhe kosovarët. Unë kam parë respekt të madh në mesin e anëtarëve të familjes kosovare që kanë ndihmuar me vite të tëra të represionit nën komunizëm, vështirësive ekonomike, që familja të mbetet e bashkuar dhe kjo ndihmoi shoqërinë kosovare të mbijetojë. Për fat të keq kohët e fundit, pas luftës së 1999, këto ndjenja u shtynë mënjanë. Në të vërtetë, sa më shumë që njerëzit t'i injorojnë këto ndjenja, aq më keq bëhet dhe tani edhe pas katër vjet lufte, njerëzit ende shumë po vuajnë dhe e vrasin veten, duke pasur kaq shumë vështirësi dhe probleme.
RADIO EVROPA E LIRË
Rishtazi një nënë e dogji veten për shkak se nuk mundi të jetojë kur i gjeti dy djemtë e saj në varrezë masive. Cilën moshë e godet dukuria e vetëvrasjes?
KAM ALMAZ
Ne kemi shënime se ajo i prek të gjitha moshat. Ka raste kur 14 dhe 15 vjeçarët në Drenicë kanë bërë vetëvrasje, gjithashtu edhe një grua 70 vjeçare ka bërë vetëvrasje. Ky është stresi postraumatik që i prek të gjitha grup-moshat. Është gjendje e mostolerancës emocionale, molisjes dhe dhimbjes emocionale. Një ndjenjë e madhe se nuk mund t'i ndihmohet vetëvetes, dhe që pas luftës rritet nga dita në ditë. Kjo kërkon intervenim dhe ndihmë nga ata që mund ta ofrojnë atë. Simptomat janë si te kjo gruaja. Ndjenja e saj e fajit, quhet ndjenja e fajit e të mbijetuarit, pra kur personi e pyet veten përse ka mbijetuar, e të dashurit e tij jo. Kjo grua i ka rikujtuar gjërat, të cilat e kanë munduar dhe nuk ka mundur më ta tolerojë veten. Si mund të jetonte ajo kur bijtë e saj nuk jetojnë më, dhe kështu duhet ta ketë bërë këtë akt shumë tragjik që na prek të gjithëve, duke e djegur veten 4 vjet pas luftës. Problemi është se kjo mund të ishte shmangur. Por, dhimbja nuk largohet, dhe ajo shkakton mostolerancë të madhe, sa që kur të ballafaqohen me probleme të mëdha, ata atëherë dorëzohen dhe humbin kontrollin.
RADIO EVROPA E LIRË
A keni të dhëna sa vetëvrasje ndodhën këto katër vjet në Kosovë?
KAM ALMAZ
Kujtoj se në mars të këtij viti, vetëm në Drenicë u shënuan 38 deri në 40 raste, që është 380 % më shumë krahasuar me 40 vitet e fundit, kur siç na thonë ka pasur vetëm një rast të vetëvrasjes. Është një shtim alarmant i vetëvrasjeve. Siç thonë edhe shumë profesionistë në Kosovë, njerëzit nuk çojnë dorë mbi veten e tyre, sepse kanë përkrahje nga familja, por fatkeqësisht tani struktura familjare po rrënohet dhe nuk ka më përkrahje.
RADIO EVROPA E LIRË
Si të shërohen plagët e luftës në mendjen e njerëzve?
KAM ALMAZ
Na duhet të rrisim vetëdijësimin në opinionin publik rreth stresit post-traumatik, rreth vuajtjes emocionale, dhe duhet të rrisim përkrahjen dhe ndihmën tonë për familjet, veçanërisht për familjet dhe viktimat e luftës.
Intervistoi Lulzim Mjeku