Ndërlidhjet

BEOGRAD


Problemi i Kosovës është mungesa elementare e sigurisë për jetë dhe e lirisë së qarkullimit, tha zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq pas takimit me një grup të serbëve nga Kosova.
"Realiteti ynë është se edhe me Marrëveshjen teknike ushtarake edhe me Rezolutën 1244, është pezulluar pushteti i shtetit të Serbisë në territorin e Kosovës", tha Çoviq. Qytetarëve duhet thënë qartë, se nuk e kemi për detyrë të japim shpresa të rrejshme, por nuk domethënë që nuk do të luftojmë për kthimin e së drejtës së Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës, tha Çoviq.
XS
SM
MD
LG