Ndërlidhjet

TEHERAN


Një ministër iranian bëri të ditur se 80 persona u arrestuan, pasi policia ndërpreu protestën kundër regjimit mbrëmë dhe sot herët në mëngjes në Universitetin e Teheranit. Policia përdori shkopinjtë e gomës dhe plumba plastikë për të shpërndarë demonstruesit. Disa protestues kërkuan dorëheqjen e kryetarit Mohamad Khatami. Ministri i rendit Ali Junesi, u citua nga një student të ketë thënë se demonstruesit kanë qenë të nxitur nga ekstremistë jashtë Iranit dhe se kanë brohoritur parulla ilegale. Junesi tha në televizonin e Iranit se institucionet shtetërore do të përdorin forcën për të parandaluar, siç i quajti ai, të gjitha aksionet ilegale.
XS
SM
MD
LG