Ndërlidhjet

PENTAGONI SYNON RRJETE TË LËVIZSHME TË BAZAVE USHTARAKE NË BOTË


Jeffrey Donovan, Uashington Në kudadër të ndërrimeve strategjike që synojnë përmirësimin e aftësisë së Shteteve të Bashkuara për ta luftuar terrorizmin dhe shtetet e papërgjegjshme, Pentagoni ka plane për ta realizuar ristrukturimin më të madh të jashtëm të forcave të tij prej vitit 1945. Trupat e Shteteve të Bashkuara pritet që të largohen nga bazat tradicionale në Gjermani, në Turqi dhe nga vendet e tjera, për të krijuar një rrjet të ri të forcave më të vogla por më të lëvizshme në Evropën Lindore, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në Afrikë.


Sipas një plani që u publikua për të parën herë këtë javë në Washington Post, forcat e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, të vendosura jashtë amerikës, do ta fillojnë rikonfiguracionin e tyre më radikal prej fillimit të Luftës së Ftohtë. Në këtë raport thuhet se tërheqja e trupave amerikane nga zona e demilitarizuar ndërmjet dy Koreve dhe lëvizja e forcave të Shteteve të Bashkuara nga Arabia Saudite, janë fazat e para të këtij projekti amicioz për ndërrimin e pjesës më të madhe të bazave të jashtme të përhershme të forcave amerikane me disa të tjera...më të vogla, që mundësojnë sulme të shpejta në mbarë botën.

Arkitekti i këtij plani, ndihmës zëvendësi i sekretarit të mbrojtjes, Andy Hoehn, thotë se tash kur për Evropën nuk ekziston kërcënimi Sovjetik, strategjia e Shteteve të Bashkuara duhet tu përshtatet sfidave të terrorizmt dhe shteteve armiqësore me armatim për shkatërrimit në masë.

Peter Singer është analist i mbrojtjes në Institutin Brookings me seli në Uashington. Ai shpejgon:

- Ne kemi strukturë ushtarake të bazave që tash reflekton prioritetet e Luftës së Ftohtë. Kjo nuk është në interesin më të mirë të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara...Prandaj janë të kuptueshme ndërrimet e disa forcave...për ti vendosur ato aty ku ka më tepër nevojë, të largohen ato nga hapësirat ku ka rezistencë lokale, ku popullata nuk ka qëndrim miqësor ndaj tyre...pra atje ku forcat amerikane nuk janë në gjendje ti kryejnë stërvitjet e tyre – thotë analisti Singer.

Bazat tradicionale në Gjermani, në Turqi, në Arabinë Saudite dhe në vendet e tjera, do të zëvendësohen me baza operative me një personel më të vogël mbështetës në Evropën Lindore dhe Qendrore, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Azi. Njëri nga ndërrimet e rëndësishme do të jetë edhe reduktimi domethënës në forcat e vendosura në Gjermani, ku gjenden afro 70 mijë ushtarë amerikanë. Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë thënë se në këtë vend ushtrimet janë bërë të vështira... për të mos thënë të pamunshme, për shkak të kufizimeve nga aspekti i ambientit dhe i kufizimeve të tjera. Megjithqë Uashingtoni do ta mbajë shtabin e komandës së tij evropiane në Shtutgart të Gjermanisë, pjesa më e madhe e trupave amerikane do ti ndërrojnë bazat dhe do të vendosen në Poloni, në Rumani dhe në Bullgari...ku kufizimet për stërvitje ushtarake nuk do të jetë aq rigoroze si në Gjermani. Pos kësaj portet e Detit të Zi mundësojnë lëvizjen e shpejtë të trupave për në Lindjen e Mesme.

Janusz Bugajski është ekspert i Evropës Lindore në Qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington. Ai thotë se edhe shkaqet politike kanë ndikuar në vendimin për ndërtimin e bazave në Poloni, në Rumani dhe në Bullgari.

- Këto vende e kanë dëshmuar vetveten si aleatë shumë të mirë gjatë fushatës në Irak dhe në çështjet e tjera...siç ishte rikonstruktimi i Afganistanit dhe në përgjithësi fushata kundër terrorizmit. Pra në këtë aspekt është çështje politike. Është si një lloj i kthimit të borxhit – thotë Janusz Bugajski.
XS
SM
MD
LG