Bekim Bislimi, Prishtinë
Parametrat e ndryshëm tregojnë se përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë kosovarë është në rritje, thotë Bujar Berisha, psikiatër në klinikën e Neuropsikiatrisë në Prishtinë. Ai thekson se deri më tani në këtë klinikë janë shtruar kryesisht pacientë, të cilët kanë konsumuar narkotikët e rëndë, ndërsa ka patur konsultime edhe me përdorues të narkotikëve që kategorizohen si të lehtë.
“Sipas një raporti, del se 4% e rinisë shkollore kosovare konsumojnë drogat ilegale, duke përfshirë kanabisin, heroinën ose kokainën”, thotë zoti Berisha.
Ndërkaq, nxënësit e shkollave të mesme theksojnë se nuk ka pasur raste të identifikimit të përdoruesve të narkotikëve të rëndë në mesin e tyre. Ilir Dauti, maturant në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe anëtar i organizatës së nxënësve të kësaj shkolle, “Integra”,
thekson se kanë organizuar fushatë për luftimin e dukurisë së narkomanisë. Megjithatë ai thekson se rreziku i narkomanisë vazhdon të egzistojë.
“Narkomania e lehtë ku hyn marihuana, që po përdoret pak më shumë, në një farë mënyre ka filluar pak a shumë që të përhapet. Çdo ndryshim që po ndodh në shoqëri, po reflektohet edhe me pasoja të ndryshme siç është edhe narkomania tek ne”, thotë Ilir Dauti.
Ndërkaq, doktor Berisha thekson se klinika e Neuropsikiatrisë nuk i ofron të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve të cilët janë varur nga narkotikët.
“Mosha mesatare e paraqitjes së tyre në klinikën tonë, është rreth 22 vjeç, ndërsa mosha kur ata fillojnë t’i përdorin narkotikët është 18-19 vjeç. Pra ata janë mjaft të rinj. Jemi shumë keq me kuadro, ka pak mjekë të spacializuar për këtë problematikë. Gjithashtu mungojnë mjetet, sepse ky është një prej trajtimeve të cilat kushtojnë shumë. Klinika jonë nuk është në gjendje të bëjë pranimin e të gjithë atyre që kanë nevojë, sepse nuk jemi klinikë e specializuar vetëm për këtë fushë, por jemi klinikë e specializuar për psikiatri të përgjithshme”, thekson Dr. Berisha.
Vitin e kaluar në Prishtinë u krijua Qendra mediko psiko terapike “Labirint”, e cila sipas përfaqësuesve të saj, merret me trajtimin profesional të pacientëve që kanë abuzuar mjete narkotike. Luigj Ndou, magjistër i psikoterapisë në këtë qendër thotë:
“Kategoria e individëve, të cilët përdorin substanca narkotike, janë kategoria më e stigmatizuar në shoqëri. Tendencat tona janë që kjo sëmundje të detabuizohet dhe demistifikohet. Ne jemi duke punuar
vazhdimisht për riintegrimin dhe risocializimin e këtyre individëve dhe për këtë arsye ne kërkojmë një impenjim më të madh të familjes”.
Ndërkaq, Edona Fetahu, një e re nga Prishtina thekson se dukuria e narkomanisë tek të rinjtë është theksuar pas luftës.
“I kam vënë re zakonisht nëpër kafeteri dhe diskoteka dhe në orën 12 ose 1 pas mesnatës e sheh efektin e tyre se si reagojnë. Mirëpo më shqetëson fakti se në mesin e narkomanëve, përveç meshkujve janë prezente edhe femrat”, thotë Edona Fetahu.
Vetë prezenca e drogës në Kosovë, është faktor që ndikon në rritjen e numrit të të rinjve që e konsumojnë atë, thekson zotit Ndou. Ndërkaq, sipas tij, faktorë të tjerë janë mosha shumë e re e popullatës,
papunësia, si dhe raportet e brendshme familjare.
“Lidhjet në mes të anëtarëve të familjes, për shkak të dinamikës së jetës, janë duke u dobësuar, gjë që ndikon edhe në dobësimin e relacioneve në mes tyre. Individi apo i riu mbetet në rrugë dhe i nënshtrohet një presioni, ndoshta të një rrethi apo subkulture, e cila
e bën për vete dhe në fakt bëhet pre e substancave të cilat keqpërdoren”, shpjegon zoti Ndou.
Sidoqoftë, të gjithë këta bashkëbisedues shprehin mendimin se Qeveria e Kosovës duhet të investojë shumë më tepër mjete dhe përkrahje për luftimin e narkomanisë.