Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë financimet e mëtejme për ndërtimin e selisë së re të NATO-s, derisa Belgjika të mos e ndryshojë ligjin për krime lufte, sipas të cilit mund të gjykohen edhe shtetasit e huaj, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld.
Ai i bëri këto komente në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.
"Derisa të mos zgjidhet kjo çështje, ne do të kundërshtojmë ndërtimin e mëtutjeshëm të selisë së re të NATO-s këtu në Bruksel, derisa nuk sigurohemi se Belgjika synon të jetë vend mikpritës për NATO-n, që ta kryejë punën e saj, ashtu siç ka qenë për shumë vite me radhë", tha Ramsfeld.
XS
SM
MD
LG